Home Lajme Presidentja e merr “princin” me veti në varrimin e mbretëreshës Elizabeth II

Presidentja e merr “princin” me veti në varrimin e mbretëreshës Elizabeth II

0
Presidentja e merr “princin” me veti në varrimin e mbretëreshës Elizabeth II

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, po i shfrytëzon në maksimum të mirat që ia sjellë të qenit bashkëshort i presidentes Vjosa Osmani.

Nën petkun zyrtar, si Zotëria i Parë, ai do të shkelë në tokën angleze. Sadriu do ta shoqërojë presidenten Vjosa Osmani në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Zotëriu i Parë, jo vetëm në këtë rast, por edhe në të tjera, nuk po i ndahet presidentes Osmani, duke e lënë tërësisht anash punën e tij si diplomat.

Njoftimi i Presidencës:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, z. Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë ftesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

�Të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila  ndërroi jetë më 8 shtator. Të hënën ndërkaq do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

�Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

�Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II,  Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta.

Exit mobile version