Home Lajme Presidenti i Italisë vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri

Presidenti i Italisë vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri

0
Presidenti i Italisë vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të zhvillojë vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri në datat 7 dhe 8 Shtator.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti Bajram Begaj, i cili do të presë homologun e tij italian.

Presidenti i Italisë do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. /tvklan.al/

Exit mobile version