![Presidenti i Finlandës: Rusia po përdor armë më të rënda se Ukraina Presidenti i Finlandës: Rusia po përdor armë më të rënda se Ukraina](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/45a2f9ac-d073-40e1-a1ab-e9d2d518d69b.jpg)
Rusia dhe Ukraina po përdorin armë të rënda kundër njëra-tjetrës, por ato të Rusisë janë më të fuqishme, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto, shkruan BBC.
Duke folur gjatë një konference për politikën e sigurisë në Finlandë, Niinisto tha se Finlanda dhe vendet e tjera perëndimore kanë qenë të kujdesshme që të furnizojnë Ukrainën vetëm me armë që do t’i përdorte edhe Rusia, duke u siguruar që Perëndimi nuk mund të akuzohet për përshkallëzimin e situatës.
Por ai gjithashtu tha se armët ruse janë më fuqishme dhe moderne dhe përfshijnë bomba termobarike, të cilat ai i përshkruan si “armë të shkatërrimit në masë”. Armët termobarike janë shumë më shkatërruese se armët shpëthyese konvencionale të përmasave të ngjashme dhe kanë një ndikim shkatërrues.
Ukraina dhe vendet e NATO-s kanë akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e armëve të tilla gjatë konfliktit.