E ardhmja e Robert Lewandowskit është shndërruar tashmë në një “telenovelë”, i cila vazhdon të jetë në qendër të mediave prej disa muajsh.
Ditën e djeshme u raportua nga mediat gjermane se sulmuesi polak u kishte komunikuar drejtuesve të Bayern Munich se ka dëshirë të largohet gjatë merkatos së verës.
“Sport1” ka listuar arsyet pse polaku do të largohet dhe ato janë tre: tentativa për të blerë Haaland e ka zhgënjyer, mungesa e një ofertë zyrtare po ashtu, si dhe raporti me trajnerin Julian Nagelsmann.
Në zhurmën e gjithë këtyre diskutimeve, ka vendosur të reagojë presidenti i Bayern Munich.
Herbert Hainer ka qenë i qartë në deklaratën e tij për goleadorin e skuadrës: “Robert Lewandowski ka kontratë me Bayern Munich deri më 30 qershor 2023 dhe do ta zbatojë atë”.