![Presidenti i Austrisë rrëzohet në mal, përfundon në spital Presidenti i Austrisë rrëzohet në mal, përfundon në spital](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/08/fueroesterreich.jpg)
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka pësuar lëndime të lehta teksa ecte në mal, të dielën pas dite.
Ai rrëshqiti teksa ishte duke bërë ecje në mal në Kaunegrat dhe u dërgua në spitalin më të afërt.
Van der Bellen pritet të qëndrojë në spital deri të hënën mbrëma, sipas gazetës së përditshme austriake Kronen Zeitung, dhe ka anuluar takimet e tij të hënën dhe të martën.