Nga
Sot, i nderojmë me respekt e keqardhje Mon Balajn e Arben Xheladinin. Me keqardhjen me të thellë dhe respektin, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjeve Balaj e Xheladini si dhe te gjithë miqve e bashkëveprimtarëve.Me ketë raste dua që si qytetarë dhe deputetët i popullit të kërkoj të vendoset drejtësi për dy viktimat e Shkurtit 2007, Mon Balaj e Arben Xheladini.
Kryeministër, në vend të medaljeve, ju duhet të vendosni drejtësi për viktimat e 10 Shkurtit, duk identifikuar shkaktarët, motivin, organizatoret dhe cila ishte kauza për të cilën u viktimizuan përballë forcave të administrimit ndërkombëtar të sapo çliruar;Nëse kauza e sakrifikimit të tyre ishte “JO NEGOCIATA ME SERBINE” atëherë negociatat me Serbinë po vazhdojnë.
Nëse atëherë negociohej ndërkombëtarisht për pavarësinë e Kosovës, sot përmes negociatave tuaja Kryeministër, Kosova rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial e politik.Nëse motivim ishte Pakoja AHTISARI, si bazë juridike dhe kushtetuese e pavarësisë shtetërore të Kosovës, sot ju Kryeministër jeni duke qeverisur mbi atë baze juridike.Kryeministër, nuk është e ndershme të abuzohet me emocionet e familjeve, e të mos sqarohen se lidhur me pjesëtarët e UNMIK, institucionet ndërkombëtare të drejtësisë kanë vendosur dhe i kanë shpallur të pa fajshëm. Prandaj, drejtësi duhet të vendoset në Prishtinë e tek ju Kryeministër që sot e keni në dorë drejtësinë dhe mekanizmat e zbardhjes së çështjes, sepse është evidente se faji dhe fajtoret e humbjes se jetës së tyre janë në Prishtinë.
Mos abuzoni me emocionet e familjarëve, duke propozuar çmime presidenciale për gjoja “merita te veçanta…” sepse ata ishin vetëm viktima të kauzave tuaja të rrejshme, edhe pse në vetëdijen e tyre Ata me bindje u flijuan për motive të larta që kombi do i respektoj përherë edhe Unë! KMLDNJ, mos e lëndoni familjaret e të zhdukurve në luftë, as familjet e Balaj e Xheladini me idenë për barazim statutar, me kategori të luftës së UÇK, se ju e dini se është e pamundur ligjërisht edhe moralisht, ngase këta janë viktima të politikave të gabuara dhe kauzave të rrejshme në paqe.Kurse abuzimi me i pandershëm për të gjetur justifikim, është deklarata e zyrtareve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë se, “dita e pavarësisë së Kosovës të jet 10 Shkurti”.
Kjo tregon mungesë vlerësimi për gjakun e dëshmorëve ku i ka rrënjët liria. Pavarësia e Kosovës është rezultat i dëshmoreve, të luftës së UÇK, martirëve e të zhdukurve dhe sakrificës sonë shekullore për liri.Kurse, presidentja tash më është kthyer në sinonim të dhunimit të kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në vend, ndaj dhe nuk përben befasi me. Edhe njëherë nderim dhe respekt për viktimat!Ngushëllimet me të sinqerta për familjarët e tyre!