Home Lajme Presidenca bën të ditur se Osmani është liruar nga spitali: Po kryen detyrat nga banesa

Presidenca bën të ditur se Osmani është liruar nga spitali: Po kryen detyrat nga banesa

0
Presidenca bën të ditur se Osmani është liruar nga spitali: Po kryen detyrat nga banesa

Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është liruar nga spitali të premten, pas intervenimit kirurgjik që pati në tëmth, të cilin e kreu në një spital privat.

Siç njofton Presidenca, e para e vendit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po kryen detyrat e saj nga banesa.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, bëhet e ditur në njoftim.

Operimi i presidentes në spital privat ngjalli reagime të mëdha, përfshirë edhe Kolegjiumin e Kirurgëve të QKUK-së. Të njëjtit thanë se një veprim i këtillë është ofendim për ta, teksa bënë të ditur se një operacion i këtillë në Qendrën Klinike kryhet që nga 99-a.

Exit mobile version