Ylli argjentinas ka qenë në negociata me skuadrën e Inter tash e sa kohë, por në fund nënshkroi me skuadrën e Romës, vendim ky që befasoi shumicën.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Inter i ka kërkuar Paulo Dybalas që të priste edhe pak ditë për të finalizuar marrëveshjen. Ishin pikërisht këto ditë pritje që e çuan lojtarin te Roma.
Marrëveshja për transferimin e Dybala te Roma nuk është bërë akoma zyrtare, por lojtari është fotografuar me Tiago Pinto dhe ka konfirmuar për media se do t’i bashkohet ‘Giallorossi’.
Dybala i është ofruar numri 10 te skuadra e Romës, numër që nuk mbahet që nga pensionimi i Francesco Totti, por lojtari ka refuzuar një mundësi të tillë.