Home Ballina Pozitë e opozitë përplasen për Komisionin Hetimor për Energji

Pozitë e opozitë përplasen për Komisionin Hetimor për Energji

0
Pozitë e opozitë përplasen për Komisionin Hetimor për Energji

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, por para se ajo të filloj shefat e grupeve parlamentare kanë shkruar te foltorja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, e ku PDK ka kërkuar që përmes mocionit procedural të futet në rend dite formimi i komisionit parlamentar hetimor për energji.

“Kërkojmë që përmes mocionit procedural të futet në rend dite themelimi i komisionit hetimor pastaj vazhdojmë me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Abelard Tahiri shef i GP të PDK-së.

Mimoza Kusari nga VV ka kundërshtuar formimin e këtij komisioni për shkak se siç ka thënë ajo nuk janë respektuar procedurat për themelimin e këtij komisioni.

Debati për këtë çështje po vazhdon.

Exit mobile version