Home Ballina Postimi prekës i vëllait të Nezir Mehmetajt: Malli po me tretë, të kam dritë në sy, e s’te heq kurrë nga mendimet

Postimi prekës i vëllait të Nezir Mehmetajt: Malli po me tretë, të kam dritë në sy, e s’te heq kurrë nga mendimet

0

Po bëhen gati tre vite që kur Nezir Mehmetaj u arrestua nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, në Merdare. Që atëherë, ai po qëndron në paraburgim në Serbi.

Përpjekjet e familjes dhe të avokatëve kanë qenë të mëdha që nga ajo kohë për lirimin e tij, por deri më tani nuk ka patur asnjë rezultat.

Vëllau i Nezirit, Valoni e ka kujtuar atë me fjalë prekëse duke shprehur mallin që ka për të.

“Vëlla i dashur të dua shumë dashuria për ty më rrjedh si lum. Shumë larg zoti na largoi por ne zemren time më shumë të ofroj. Malli për ty po më tretë se të kam dritë në sy të kam mbret, çdo çast të kam në mendime dhe me gjithë zemër të uroj vetëm gëzime!
Dashtë Zoti qe sa më parë të na lirohesh nga ai vend i mallkuar” shkruan Valoni, vëllai i Nezirit në postim.

Exit mobile version