Eliminimi për serbët ndoshta nuk do të kishte qenë aq i dhimbshëm nga Zvicra sikur ai të mos vinte nga dy futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Kjo ka bërë që policja serbe e Kosovës, Svetlana Raciceviq, që shërben në stacionin e Graçanicës, të përdorë gjuhën e urrejtjes.
“Kur mbytet një zotëri, mbytet me dorëza të bardha”, ka shkruar ajo në Facebook.
Dorëzat e bardha janë përdorur nga njësia famëkeqe e Arkanit, e cila njihet për krimet mizore që ka bërë në Kosovë.
Sigurisht që ndaj këtij postimi duhet të merren masa nga Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, si dhe IPK-ja, pasi dihet me rregullore që policia nuk guxon të përdorë gjuhë politike e aq më shumë fyerje raciste, siç është ky i polices serbe të Graçanicës. /Demokracia/