Home Ballina Policia në zyrat e ZRRE-së – Kërkojnë nga Molliqaj të mos pegojnë punën, Molliqaj: “Këtu kemi ardh me pengu

Policia në zyrat e ZRRE-së – Kërkojnë nga Molliqaj të mos pegojnë punën, Molliqaj: “Këtu kemi ardh me pengu

0
Policia në zyrat e ZRRE-së – Kërkojnë nga Molliqaj të mos pegojnë punën, Molliqaj: “Këtu kemi ardh me pengu

Dardan Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së kanë qëndruar sot në zyrat e ZRRE-së.

Me këtë rast Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së kanë kërkuar përgjigje të shumta nga drejtori i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu

Me këtë rast pati një konfrontim në mes të dy palëve.

Tashmë në zyrat e ZRRE-së kanë arritur edhe njësitë policore, të cilët po kujdesen që të mos agravojë situata.

Duhet përkujtuar që javë më parë në një protestë të organizuar në qendër të kryeqyteti të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e PSD-së.

Pas kësaj proteste ishte arrestuar vetë Dardan Molliqaj dhe njëri nga anëtarët e tjerë të PSD-së.

Në pyetjet e shumta të drejtuara nga Molliqaj sot ishte të dihej se si po shpërndahen 90 milionë eurot e subvencionuara nga Qeveria për energjinë elektrike.

“Policia hyn dhe negocion me këta të ZRRE-së për raportin, a po ua jep apo jo? Pra veç shikoni absurditetin që po ndodhë. Në koftë vend demokratik, e nëse policia po kryen aktivitetit në demokraci atëherë ne s’po flasim më. Pra policia u fut në një diskutim politik, e pasi të marrim vendimin me ZRRE-ne kanë me vepru ndaj meje. Pra ky është shteti, ZRRE në takim me policinë. Kjo s’është as zgjedhje institucionale as veprime demokratike nuk janë”, shtoi Molliqaj.

Exit mobile version