Home Lajme Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit për vrasjen e gruas shtatzënë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit për vrasjen e gruas shtatzënë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve në arrestimin e Sokol Halilit, i dyshuar për vrasjen e Hamide Magashit, mbrëmë në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Kërkesë për bashkëpunim:

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë  që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=435631898777074&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version