Në magjistralen Aeroport – Prishtinë Njësitet Antikontrabande kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues te dyshimte. Me ketë rast janë gjetur cigare te Kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlere prej 12,000.00 €. Shmangiet nga Detyrimet Doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €.
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtine dhe pas intervistimit me Urdhër te Prokurorit Kujdestar dy te dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.