Home Lajme Policia jep detaje se çfarë ndodhi në një aheng familjar në Gjilan

Policia jep detaje se çfarë ndodhi në një aheng familjar në Gjilan

0
Policia jep detaje se çfarë ndodhi në një aheng familjar në Gjilan

Policia në Gjilan gjatë ditës së djeshme ka pranuar informatën se në një lagje në Gjilan janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin R.A. (1984).

Në vend të ngjarjes kanë arritur edhe njësiti i krim-teknikës ku edhe janë gjetur prova të mjaftueshme materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri, transmeton lajmi.net.

“Arma e llojit ,,CANIK’’ prodhim Turk cal 9×19 mm së bashku me 14 gëzhoja të armës përkatëse  janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.I dyshuari pas shoqërimit në Stacion Policor është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt,  ndërsa rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje nga Policia e Kosovës është bërë thirrje për mospërdorim të armëve.

Exit mobile version