Home Lajme Policia gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë

Policia gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë

0
Policia gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e pasdites së të premtes ka kryer bastisje në fshatin Frashër të Mitrovicës, ku ka gjetur 12 aparate për prodhimin e kripovalutave.

Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e dyshuar, hetuesit policorë bëhet e ditur se kanë identifikuar një person të dyshuar.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në një shtëpi në fshatin Frashër të Mitrovicës. Gjatë bastisjes janë gjetur 12 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura, policia thotë se është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që me veprime të mëtejme hetimore të merren autoritetet doganore.

Exit mobile version