Home Lajme Policia flet për rastin e Muratit: Ministri nuk është lënduar

Policia flet për rastin e Muratit: Ministri nuk është lënduar

0
Policia flet për rastin e Muratit: Ministri nuk është lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin e djeshëm me miell që iu është bërë ministrit të Financave, Hekuran Murati nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate.

Sipas Policisë, dje në mesditë, në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së.

“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version