![Policia e konfirmon se dy asamblistët e VV-së u bën për spital pas përleshjes Policia e konfirmon se dy asamblistët e VV-së u bën për spital pas përleshjes](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/vvvvvvvvvvv-1.jpg)
Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi, dy asamblistët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë dje janë rrahur në mes vete. Për këtë rast kanë dhënë detaje nga nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë rasti kishte ndodhur rreth orës 10:54 dhe se të dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Eshtë raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Lidhur me rastin të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë kishte dalur me një njoftim ku shprehen keqardhje për rastin. Sipas njoftimit mosmarrëveshjet mes dy asamblisteve janë tejkaluar.
“Pas trajtimit të rastit dhe ballafaqimit me këtë situatë të krijuar, problemi dhe secila mosmarrëveshje u tejkalua. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Podujevë do të vazhdojë me fuqinë dhe energjinë e saj që reformat përveç brenda Lëvizjes sonë nuk do të ndalen as në komunë për të cilat kemi marrë besimin qytetarë”, thuhet në njoftim.
Edhe Prokuroria në Prishtinë kishte nisur hetimet për rrahjen që ndodhi sot mes dy asamblisteve në Podujevë.