Home Lajme Policia arreston tre të rinj në lagjen Dardania, u kapen me drogë

Policia arreston tre të rinj në lagjen Dardania, u kapen me drogë

0
Policia arreston tre të rinj në lagjen Dardania, u kapen me drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë rreth orës 2:30 tre persona të moshës 21 vjeçare, shkruan Insajderi.

Të njëjtit posedonin substancë narkotike të llojit marihuanë, kokainë e ekstazi.

Të arrestuar janë V.J, E.J dhe R,M.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”, tha ajo.

“Sot rreth orës 02:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, zyrtarët e stacionit policor Jugu kanë arrestuar tre persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar  sasi  të  substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve : mariuhane 3.8 gram, kokainë 0.2 gram, 19 tableta ekstazi,  si dhe -mulli për bluarje, -qese per paketim të narkotikëve e -fleta për mbështjellje të narkotikëve”, konfirmoi Ahmeti.

Personat e dyshuar ;

• V. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

• E. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që i dyshuari:

• R.M, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim  e prokurorit të shtetit.

Siç tha Ahmeti, ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, blerje, posedim, shpërndarje  e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Exit mobile version