Home Lajme Policëve u kishte ikur në kufi, Sveçla i kërkon Radojiçiqit të dorëzohet vullnetarisht

Policëve u kishte ikur në kufi, Sveçla i kërkon Radojiçiqit të dorëzohet vullnetarisht

0
Policëve u kishte ikur në kufi, Sveçla i kërkon Radojiçiqit të dorëzohet vullnetarisht

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar ardhjen në Kosovë të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili kërkohet për rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. për t’u përballur me akuzat nga institucionet e drejtësisë.

Në debat me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq në Komisionin për Siguri, Sveçla i kërkoi atij që t’i bëjë presion Radonjqiqit që t’i dorëzohet organeve të Policisë dhe jo të kërkojë hapësirë në Serbi.

Por deputeti, Simiq tha se Radonjiq nuk do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë pasi, siç tha ai, është një proces i montuar.

Ai kërkoi nga ministri që rrugët siç tha ai “alternative” të lirohen në veri, pasi qytetarët atje po hasin më vështirësi.

Këto rrugë, ministri i quajti ilegale dhe jo alternative, rrugë të cilat përdoren për kontrabandim dhe aktivitete kriminale.

Gjatë raportimit në komision, Sveçla debatoi edhe me deputetët opozitarë.

Ai pranoi se ka mungesë të uniformave të policëve, si pasojë e bllokimit të OShP-së.

Sveçla foli edhe për arrestimet e policëve dhe mundësitë e shkarkimit të drejtorit të Policisë.

“Nuk merrem me emra, por me procese. Ish-drejtorin, i cili tashmë është deputet e kam gjetur, se kam ndërruar, edhe drejtorin aktual e kam gjetur aty. Ata do të qëndrojnë apo ndërrohen varësisht prej nevojave të Policisë dhe punës së tyre konkrete. Ndryshimet e nevojshme brenda Policisë do të jenë në kuadër të reformave, kritereve dhe rregullave dhe ligjit”, ka thënë ai.

Exit mobile version