Home Lajme ​Plenkoviq thotë se Blinken shprehu mbështetje pas rrëzimit të dronit në Zagreb

​Plenkoviq thotë se Blinken shprehu mbështetje pas rrëzimit të dronit në Zagreb

0

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka bërë të ditur se sot ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili shprehu shqetësimin dhe mbështetjen e tij, pas rrëzimit të dronit në Zagreb.

Tutje, përmes një postimi në Twitter, Plenkoviq tha se Blinken ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbrojtur qiejt e Kroacisë së bashku me NATO-n.

“Sonte fola me sekretarin e Shtetit, Blinken, i cili më thirri që të shprehë shqetësimin dhe mbështetjen e tij pas rrëzimit të dronit në Zagreb dhe gatishmërinë për të ndihmuar në mbrojtjen e qiellit tonë së bashku me NATO-n”, ka shkruar ai.

Plenkoviq tha se Blinken përshëndeti mbështetjen e qartë të Kroacisë për Ukrainën dhe përpjekjet për të pranuar refugjatët ukrainas.

Exit mobile version