Home Lajme Plagosje në Pejë, arrestohet një person i dyshuar

Plagosje në Pejë, arrestohet një person i dyshuar

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 10 shtator rreth orës 20:50, policia është informuar se në fshatin Lutogllavë të Pejës, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa viktima e plagosur nga arma e zjarrit është transportuar në Spitalin Rajonal në Pejë nga ekipet mjekësore, ndërsa më vonë është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen është kryer bastisje nga zyrtarët policorë ku janë gjetur armë e municion.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të Prokurorit është ndaluar për 24 orë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 10 shtator 2022 rreth orës 20:50, Policia është informuar se nё fshatin Lutogllavё- Pejё, njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se viktima ishte i plagosur nga arma e zjarrit, nё vendngjarje gjithashtu ka dalё edhe ekipi mjekёsor tё cilёt me autoambulancё e kanё transportuar viktimën nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve i njёjti ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor.

I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur.

Njёsitet relevante kanё shkuar tek shtёpia e te dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll- bastisje, gjatё kontrollit nё shtёpinё e te dyshuarit ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё (1) armё Ak 47 (e modifikuar),

Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, tek i njëjti ёshtё gjetur arma Pistoleta cal:7.65mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) gёzhojё e sё njёjtёs arme, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё. 

Exit mobile version