Sali Berisha ka deklaruar se një nga protestuesit është plagosur rëndë me një mjet të fortë të hedhur nga zyrat e katit të sipërm ku qëndron Basha me mbështetësit e tij.
Ndryshe, për të penguar depërtimin e mbështetësve të Sali Berishës brenda selisë së PD-së është hedhur gaz lotsjellës në ambientet e hollit. Sali Berisha është shprehur se ky është një akt kriminal. Sipas tij gazi është i Edi Ramës.