Rufki Dogani, pjesëtar i grupit të Kumanovës ka thënë se nuk ka dijeni se ku shkojnë paratë që mblidhen për ta, nga Komandant Malisheva, Muhamet Krasniqi.
Ai thotë se nga paratë e mbledhur në emër të grupit Kumanova, ka marrë vetëm 350 Euro dhe 1800 Franga.
“Une Rufki Dogani pjestar i grupit të Kumanovës, nga fondi që e kan pas Komandant Malisheva, Muhamet Krasniqi nga ky fond une i kam marrë vetëm 350 Euro dhe 1800 Frang dhe une më nuk kam marr para nga ky fond qe 2 vite e gjysëm dhe nuk kam dijeni ka po shkojnë parat që mblidhen për neve nga ky fond, ku po i dërgon Komandat Malisheva ato para që mblidhe në emër të grupit Kumanova!”, ka shkruar ai.