Home Rozë “Pirati i Karaibeve” do të përballet në gjyq me ish –bashkëshorten, Amber Heard

“Pirati i Karaibeve” do të përballet në gjyq me ish –bashkëshorten, Amber Heard

0
“Pirati i Karaibeve” do të përballet në gjyq me ish –bashkëshorten, Amber Heard

Padia prej 50 milionë Dollarësh e Johnny Depp për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard  pritet të zbulojë detaje të reja nga marrëdhënia e dyshes. Seanca e ardhshme gjyqësore do të zhvillohet më 11 Prill.

Ylli i Hollivudit tha se një artikull i publikuar nga “The Washington Post” ku flet ish-bashkëshortja i ka dëmtuar reputacionin dhe karrierën si aktor. Në artikull, Heard flet edhe për abuzimin në familje. Ajo ka paraqitur gjithashtu edhe një kundërpadi. Sipas mediave ndërkombëtare të dyja palët pritet të paraqiten personalisht në gjykatë.ADVERTISING

Në fund të vitit 2020, Depp humbi betejën gjyqësore me tabloidin britanik “The Sun”. Atij iu refuzua mundësia për të kundërshtuar vendimin nga Gjykata e Apelit të Londrës.

Heard e cila është e njohur për rolet në “Aquaman” dhe “The Rum Diary”, u takua me Depp në xhirime. Të dy u martuan në vitin 2015, por Heard bëri kërkesë për divorc 15 muaj më vonë dhe më pas erdhi edhe urdhër ndalim i Deep. Ajo e akuzoi atë për dhunë fizike, të cilat Depp i mohon. Divorci u finalizua në 2017, ku urdhër ndalimi u hoq ndaj Depp, i cili pranoi t’i paguante Heard shumën e vendosur paraprakisht prej 7 milionë Dollarësh.

Exit mobile version