Home Ballina Piraj për deklaratën e Rizvanolliit: Njerëzit s’kanë para për dru, kjo po i mëson me bo izolim të shtëpive!

Piraj për deklaratën e Rizvanolliit: Njerëzit s’kanë para për dru, kjo po i mëson me bo izolim të shtëpive!

0

Ministrja Artane Rizvanolli, në Kuvendin e Kosovës, duke e arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energji, ka kërkuar nga qytetarët që t ’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar pronari i kompanisë “Meka Hallall Food”, Burim Piraj.

Ai në një koment në faqen e gazetës Scanner në Facebook, i ka thënë Rizvanollit se njerëzit nuk janë duke pasur mjete për t’i blerë drutë, ndërsa ministrja i mëson për izolimin e shtëpive.

“Njerëzit s’kanë para për dru, kjo po i mëson me bo izolim të shtëpive! Quo Vadis Ministre?”, ka shkruar Piraj. /Scanner/

Exit mobile version