Afaristi Burim Piraj, ka thënë se situata e të bërit biznes në Kosovë nuk është e përshtatshme.
Ai ka thënë se mungesa e investitorëve të huaj tregon se diçka në Kosovë nuk është ne rregull.
Piraj në emisionin InfoNata në Tëvë1.info, tha se prodhuesit kosovarë përballen me vështirësi të ndryshme.
“Ambienti i të bërit biznes në Kosovë nuk është për lakmi. Me vet faktin që mungojnë investimet e huaja direkte tregon se diçka në Kosovë nuk është në rregull. Kemi ngecje edhe sa i përket politikave ekonomike në vend.Prodhuesit kosovarë për shumë gjëra të lëndës së parë paguajnë taksë. Prodhimi në Kosovë është i vështirë për kompanitë e vogla, e ne në Kosovë kemi shumë të tilla e pak të mëdha”, tha Piraj.