Home Lajme Piraj: Kurti ka premtuar anulimin e udhëzimit administrativ që ndalon nxënëset me shami të vijojnë mësimin

Piraj: Kurti ka premtuar anulimin e udhëzimit administrativ që ndalon nxënëset me shami të vijojnë mësimin

0
Piraj: Kurti ka premtuar anulimin e udhëzimit administrativ që ndalon nxënëset me shami të vijojnë mësimin

Pronari i kompanisë “Meka Hallall Food”, Burim Piraj është përfshirë në debatin për anulimin e udhëzimit administrativ i cili ndalon vajzat të ndjekin mësimin për shkak te shamisë.

Piraj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka premtuar anulimin e këtij udhëzimi.

Albin Kurti nuk e ka premtuar rritjen e pagave në fushatë! Por e ka premtuar anulimin e udhëzimit administrativ i cili i ndalon nxënëset me shami të vijojnë mësimin në mënyrë të barabartë me të tjerët ashtu siç e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës! Edhe pak le të luajnë me ndjenjat tona, dhe pastaj edhe nëse e anulojnë, kurrë për jetë se kanë pa votën time! #ndryshojeni_ua_për_shaminë”, ka shkruar Piraj në Facebook, shkruan Scanner.

Exit mobile version