Home Lajme Pezullimi i pagave ndaj grevistëve, Miftaraj: E papranueshme, cenim i të drejtave të punëtorëve 

Pezullimi i pagave ndaj grevistëve, Miftaraj: E papranueshme, cenim i të drejtave të punëtorëve 

0

Sot nga ana Ministrisë së Financave, është deklaruar se do t’u pezullohet paga të gjithë atyre që do të pjesë e grevës në sektorin publik, grevë e cila ka filluar nga sot.

Rreth kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, shkruan lajmi.net.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se, pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punëtorëve që hyjnë në grevë të ligjshme, është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve dhe se kjo gjë është e paparë në një shtet demokratik.

“Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social. E papranueshme.  Kjo nuk kalon. Masa te menjehershme ndaj kujdo qe ka filluar nje iniciative te tille”, ka thënë pos tjerash Miftaraj.

Postimi i plotë:

Neni 18

Efektet e grevës së ligjshme

  1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës.

Keshille juridike falas per Qeverine:

Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, nenkupton se pezullohen detyrimet e punetorit per te permbushur obligimet qe dalin nga kontrata e punes.

Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, ne asnje rrethane nuk nenkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punedhenesit ne sektorin privat te pezulloj te drejtat e punetorit ne page dhe beneficione tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, gjate kohes se greves se ligjshme.

Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social.

E papranueshme.  Kjo nuk kalon. Masa te menjehershme ndaj kujdo qe ka filluar nje iniciative te tille.

Exit mobile version