Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se sot është takuar me të dërguarin e posaçëm e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Në një njoftim të lëshuar thuhet se ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
“Petkoviq theksoi se Kosova është duke krijuar çdo ditë tensione, duke përmendur pamundësinë e votimit për serbët për referendumin për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në njoftim e lëshuar nga kjo zyrë.
Ai ka thënë se politika në Kosovë nuk do të lejojë as votimin për zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, ku sipas tij, të gjitha këto i shkelin të drejtat themelore të njeriut.