Adnan Jashari, njëri nga organizatorët për peticionin “PRO TERHEQJES 30% TË TRUSTIT”, ka njoftuar se nesër do të dorëzohet në kuvendin e Kosovës ky peticion me 21 mijë nënshkrime për Projektligjin për Trustin.
Jashari ka thënë po ashtu se nesër do të takohen me të gjithë vullnetarët e angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve para kuvendit, shkruan lajmi.net.
Përveç kësaj, ai ka treguar se ky takim do të realizohet në ora 10:00.
“Çdo gjë gati për neser, për të dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Peticionin- Nismen Legjislative Qytetare me më shumë se 21 mijë nënshkrime për Projektligjin për Trustin. Neser e premte, 15.07.2022, në ora 10:00 bashkë me të gjithë vullnetarët e angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve takohemi para Kuvendit të Kosovës dhe solemnisht dorëzojmë nënshkrimet e mbledhura. Pra i ftoj të gjithë vullnetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të marrin pjesë nesër në dorëzimin e nënshkrimeve”, ka thënë përveç tjerash Jashari.