Të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në një paradë të 4 korrikut në një periferi të Çikagos, me dëshmitarët që përshkruajnë se kishin parë trupa të përgjakur të mbuluar me batanije.
Sulmi ndodhi 10 minuta pasi filloi parada, ku edhe në video të ndryshme amatore mund të dëgjohen të shtënat dhe qytetarët e shumtë që vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.
Gazetari i Chicago Sunday Times, ka publikuar videon e disa personave të përgjakur, kurse sipas dëshmitarëve okularë – janë dëgjuar shumë të shtëna – e policia ka këshilluar të gjithë të shmangin këtë zonë për shkaqe sigurie.
Zyrtarët e Highland parkut u kanë kërkuar banorëve të asaj zone që ta shmangun derisa policia të kryej punën e saj.
Deri më tani nuk raportohet se sulmuesi të jetë arrestuar.
LIVE: Scenes after shooting was reported at a Fourth of July parade route in the Chicago suburb Highland Park https://t.co/7JzY0k7cXa
— PresserWatch (@PresserWatch) July 4, 2022