![Pesë rajone italiane në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të thatësirës Pesë rajone italiane në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të thatësirës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/hjdbjdgjhdgj.jpg)
Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për pesë rajone të veriut. Autoritetet njoftuan gjithashtu 36.5 milionë euro për të përballuar thatësirën që ka pllakosur në këto zona prej javësh.
Kabineti ka miratuar gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Lombardi, Piemonte dhe Venecia deri më 31 dhjetor, njoftoi sot qeveria.