Rolls-Royce Cullinan
Makina më e shtrenjtë në koleksionin e tij është një Rolls-Royce Cullinan, e cila ndërthur elegancën dhe luksin, pa pasur, natyrisht, mangësi në fushën e performancës. Për këtë të fundit kujdeset një motor V12 me benzinë 6.7 litra që prodhon 571 kuaj fuqi dhe kombinohet me një kambio automatike që e dërgon lëvizjen në të katër rrotat e SUV-së.
Rolls-Royce Ghost
Një tjetër kryevepër në garazhin e tij është Rolls-Royce Ghost. Nën kapuçin e makinës është një motor 6.6-litërsh V12 me benzinë që prodhon 571 PS/850 Nm dhe shoqërohet me një transmetim automatik me 8 shpejtësi. Bazuar në peshën e Ghost (2.5 ton) performanca është shpërthyese, me 0-100 km/h në 4.8 sekonda.
Rolls-Royce Wraith
“Çmenduria” e Salt Bae për stolitë me katër rrota Rolls-Royce vërtetohet nga fakti se ai ka në garazhin e tij një tjetër model të kësaj marke. Bëhet fjalë për ëraith, një makinë mbresëlënëse që përveçse luksoze ka edhe orientim sportiv. Motori V12 prej 6.6 lt. prodhon 632 PS/800 Nm dhe i lejon makinës të përshpejtojë në 100 km/h në vetëm 4.6 sekonda.
Lamborghini Huracan
Lamborghini Huracan përpiqet të “vjedhë” një pjesë të shkëlqimit nga tre modelet e Rolls-Royce në versionin LP610-4. Supermakina e fuqishme fuqizohet nga një motor benzine 5.2 litra V10 me aspirim natyral që prodhon 610 PS dhe siguron performancë shpërthyese. 0-100 km/h “vjen” në 3,4 sekonda. dhe shpejtësia maksimale arrin 323 km/h.