Në Machu Picchu, kanë mbetur turiste nga Amerika e Jugut e europianë. E vetmja mënyrë për të hyrë dhe dalë nga qyteti është me tren dhe këto shërbime janë pezulluar.
Ambasada amerikane në Peru tha në një deklaratë se qeveria e Perusë po organizon një evakuim të të huajve nga Aguas Calientes, një qytet që shërben si pika kryesore e hyrjes në Machu Picchu.
Ndërkohë kryebashkiaku paralajmëroi se ky qytet po vuan tashmë nga mungesa e ushqimit për shkak të protestave dhe ekonomia lokale mbështetet 100% në turizëm.