Semi Japuaj ishte një prej artisteve që performoi mbrëmë në koncertin e “Sheshit Skënderbej”, me të ftuar kryesore Rita Orën. Së bashku me disa këngëtare të tjera si Kida apo Ronela Hajati, ish-banorja e Big Brother u njit në skenë, ku këndoi disa prej hiteve të saj, sidomos ato që janë publikuar pas daljes nga “reality show” dhe që publiku i ka mësuar gati përmendësh.
Megjithatë, gjatë këndimit të “Jetike”, projekt që Semi e ka sjellë disa kohë më parë në “Kënga Magjike”, artistja duket se është emocionuar shumë e madje është shfaqur e me lot në sy. Por mesa duket kanë qenë lot gëzimi, pasi ajo thjesht u emocionua prej publikut që ishin duke e kënduar baladën me cdo fjalë, bashkë me të.
Emocionet e Semit u vunë re në disa momente, sic mund ta shohim nga kjo video e Arjola Demirit:
Por edhe nga videoja me mikeshën e ngushtë, Bora Zemani, ku këngëtarja thotë “mua më duket më këndoi gjithë sheshi”.
Pra ka ende artistë që emocionohen nga publiku i tyre dhe kjo është shumëe bukur…