Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasoru përgjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.
Teksa po raporton ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari për investimet strategjike, Shala i ka thënë se i kanë neglizhuar aplikimet.
Por Muja tha se ka pyetje për Shalën.
“S’mundesh me më bo pyetje ti mua, mos e devijo raportimin e ministres”, ka thënë Shala.
“Këto janë shpifje të gjitha”, ia ktheu Shala.
“Kot e keni sepse s’mund ta devijoni raportimin”, vazhdoi Shala.
Përplasja ka vazhduar edhe më tutje teksa po diskutohet për investitorët strategjikë.