![Përparim Rama ndan mirënjohje për Merita Halilin e Raif Hysenin Përparim Rama ndan mirënjohje për Merita Halilin e Raif Hysenin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/294530065_357322189897632_2525112009742468544_n.jpg)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në zyren e tij dy ikonat e muzikës shqiptare, Merita Halilin e Raif Hysenin.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama, ka bërë të ditur se iu ka dhuruar nga një mirënjohje.
“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e z. Raif Hyseni. Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e kulturës e traditës shqiptare, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje”, ka shkruar Rama.
Dy këngëtarët janë të njohur për muzikën e tyre, e të cilët kanë ruajtur kulturë dhe traditën shqiptare.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e z. Raif Hyseni.
Prej gati shtatë vitesh, ata drejtojnë katedrën e muzikës shqiptare në universitetin Montclair State University, në New Jersey, duke kultivuar, ruajtur dhe promovuar muzikën shqiptare.
Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje.