Home Ballina Përkrahësi i Kurtit propozon një formë të re të gazetarisë: Media s’guxon me i thënë kryeministrit hajduk

Përkrahësi i Kurtit propozon një formë të re të gazetarisë: Media s’guxon me i thënë kryeministrit hajduk

0


Analisti Shkelzen Gashi është përplasur mbrëmë në emisionin “Pressing” në T7, me profesorin Blerim Latifi, shkruan Insajderi.

Debati i ashpër filloi kur Latifi tha se kryeministri Albin Kurti po shkon në intervista në mediat ndërkombtare, por nuk jep intervistë për mediat vendore.

Kryeministri i Kosovës bën gjithçka që çdo javë me dhanë intervista për mediat e huaja, asnjë intervistë nuk e jep për mediat e Kosovës”, tha Latifi.

Gashi iu rikthye duke thënë se nuk është e vërtetë dhe se ka dhënë intervistë edhe për mediat tona.

“Ndoshta nuk po shkon në intervista sepse nuk kanë qenë korrekte ato mediume me të”, tha Gashi.

Pas kësaj reagoi moderatori i emisionit, Leonard Kërquki, i cili tha se pse duhet me qenë korrekt mediat me Kurtin.

“Qysh, pse korrekt? Çfarë korrektsie duhet me kërku prej një medie kur nuk ju kthejnë përgjigje”, tha Kërquki.

Më tej ish-këshilltari i Kurtit i tha se mediat nuk mund ta quajnë kryeministrin hajduk.

“Media nuk guxon me shpif, media nuk guxon me i thanë kryeministrit ti je hajduk, nuk guxon me  thanë kryeministrit ti je njeri i Serbisë”, ka thënë Gashi.

Kërquki në fund tha se nëpër ministri ka zyrtarë që marrin pagë për t’iu kthyer përgjigje mediave, por që nuk kthejnë asnjëherë.

“Në një ministri ka 5 ose 6 zyrtarë që marrin pagë me taksat tona dhe të cilët nuk i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Qysh mundet me ba një gazetar një raport korrekt e kredibil, kur institucionet refuzojnë me kthy përgjigje”, shtoi ai.

Exit mobile version