Home Lajme Përjashtimet në VV shkaku i Kodit Civil, Klinaku: Metodë jodemokratike

Përjashtimet në VV shkaku i Kodit Civil, Klinaku: Metodë jodemokratike

0
Përjashtimet në VV shkaku i Kodit Civil, Klinaku: Metodë jodemokratike

Juristi Abdullah Klinaku e ka cilësuar si të gabueshme qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, për përjashtim nga gara në zgjedhjet e brendshme të disa prej anëtarëve të cilët kanë pasur qëndrime të kundërta me vijën zyrtare të kësaj partie për Kodin Civil.

Ai ka thënë se VV-ja ka marrë numër të madhe të votave duke u thirrur në vlerat që përfaqësojnë disa deputetë dhe anëtarë tjerë të VV-së dhe se në këtë situatë Kodi Civil çfarë ka ardhur në Kuvend nuk do të duhej të ishte prioritet.

“VV ka marrë një numër të madh të votave duke u thirrur në vlerat që përfaqësojnë këtë deputetë. Dhe përderisa ky numër i madh i votave që ka ardh prej një elektorati që ndanë vlera të përbashkëta me këta deputetë për Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të duhej të ishte prioritet Kodit Civil në mënyrën se si ka ardhur para disa muajve. Ky spastrim, nëse shfrytëzohet ky kod dhe bëhet presion mbi deputetët edhe mbi anëtarësinë ose njerëzit që janë me pozita në VV është një metodë jo demokratike”, ka thënë Klinaku në emisionin “Info-Nata”.

Ndryshe njëri nga anëtarët e VV-së, Beni Kizolli, ka thënë se është përjashtuar nga gara për kryetar të degës së LVV-së në Prizren për shkak të qëndrimit të tij kundër Kodit Civil.

Exit mobile version