Home Lajme Përfundon protesta në Mitrovicë të Veriut

Përfundon protesta në Mitrovicë të Veriut

0
Përfundon protesta në Mitrovicë të Veriut

Ka përfunduar protesta e serbëve lokalë, e cila nisi sot rreth orës12:00, në Mitrovicën e Veriut.

Protestuesit janë shpërndarë të qetë rreth orës 12:45, pas një marshi qe kanë mbajtur në qendrën e qytetit të Mitrovicës së Veriut.

Protesta u mbajt për të kundërshtuar institucionet e Kosovës, që, sipas tyre, nuk po lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Në këtë protestë, në të cilën morën pjesë edhe liderët e Listës Serbe, është bërë e ditur se serbët kanë braktisur institucionet e Kosovës derisa të kthehet në punë gjykatësja serbe e suspenduar, që ditë më parë mori pjesë në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në protestë nuk është raportuar ndonjë incident, ndërsa serbët kanë mbajtur pankarta në duar, përmes të cilave kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës, në të cilat thuhej se u shkel Marrëveshja e Brukselit dhe serbeve u është vështirësuar jeta në Kosovë.

“Kurti, e ke shkelur Marrëveshjen e Brukselit”, shkruhej në pankartën që mbahej nga protestuesit.

Exit mobile version