Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës në Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka përkrahur kryetarin e Kievit, Vitali Klitschko dhe angazhimin e tij në mbrojtjen e Ukrainës.
Zemaj ka ndarë në Facebook një fotografi bashkë me Klitschkon, duke thënë se Republika e Kosovës është rreshtuar krahas aleatëve të saj, kundër pushtimit të Ukrainës.
“Kryetari i Kievit, kryeqytetit të Ukraines Vitali Klitschko, së bashku dhe pranë qytetarëve me krenari ne mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit të vendit te tij.
Në këto kohë të rënda, mendimet tona janë me miqtë tanë. Republika e Kosovës është e rreshtuar krahas aleatëve të saj, kundër pushtimit të padrejtë të Ukrainës dhe në mbrojtje të lirisë së popullit e saj.
Foto: Dhjetor 2018 Hamburg/Gjermani, me ftesë të ish Kancelarës, Dr. Angela Merkel, në Konventën e CDU-së”, ka shkruar Zemaj.