Home Rozë Përdredh cigaret e Snoop Dogg, burri paguhet rreth 40.000 dollarë në vit

Përdredh cigaret e Snoop Dogg, burri paguhet rreth 40.000 dollarë në vit

0
Përdredh cigaret e Snoop Dogg, burri paguhet rreth 40.000 dollarë në vit

Punën e ëndrrave e ka gjetur një burrë në Amerikë, i cili i shërben reperit të njohur, Snoop Dogg. Konkretisht, ai përdredh cigaret e tij.

Artisti dhe producenti i njohur, me një pasuri prej mbi 150 milionë dollarësh, pak vite më parë punësoi një burrë i cili e mbush me cigare kur mbaron.

Këtë e zbuloi në vitin 2019 vetë reperi gjatë emisionit në radio Howard Stern.

“Kjo është puna e tij. Në CV-në e tij thotë se mbështjell cigare. Ai është një rrotullues profesionist cigaresh”, u shpreh Snoop.

Sakaq, ai kishte raportuar se paga e tij vjetore ishte rreth 40.000-50.000 dollarë.

Exit mobile version