Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin i është aprovuar kërkesa për të lejuar përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit.
Këtë aprovim e ka bërë Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë e cila i hap rrugën pushtimit të rajoneve të Ukrainës.
Putin e bëri këtë kërkesë me qëllim të dërgimit të trupave në dy rajone të Ukrainës lindore, të cilat njëherë i njohu si të pavarura, e më pas u zotua se do të çonte ushtrinë atje për “mision paqeruajtës”.