Një negociator rus i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka thënë se çështja e neutralitetit të Ukrainës është pika ku dy vendet janë përafruar më së shumti, shkruan Sky News.
Këtë pasdite ai tha se diskutimet po vazhdojnë, duke përfshirë modalitetet e garancioneve të sigurisë nëse Ukraina refuzon t’i bashkohet NATO-s.
Në çështjen e ‘demilitarizimit’ të Ukrainës, negociatori tha se ata janë ‘në gjysmë të rrugës’.
Ai është cituar nga TASS, një agjensi e lajmeve shtetërore nga Rusia.