Home Sport Pepe jep shembull se si luhet për Kombëtaren, luajti me një krah të thyer kundër Marokut

Pepe jep shembull se si luhet për Kombëtaren, luajti me një krah të thyer kundër Marokut

0
Pepe jep shembull se si luhet për Kombëtaren, luajti me një krah të thyer kundër Marokut

Futbollisti i Kombëtares portugeze, Pepe, ka pësuar një frakturë në parakrah gjatë ndeshjes kundër Marokut në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, njoftoi sot Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

Pepe u lëndua në duelin me Marokun (0:1), por luajti të gjithë ndeshjen.

“Pepe pësoi një frakturë të parakrahut të majtë gjatë ndeshjes së së shtunës kundër Marokut. Pas ndeshjes, ai iu nënshtrua një ekzaminimi në një spital në Doha, i cili konfirmoi dyshimin për një fracture”, sipas FPF.

Në deklaratë nuk thuhet se sa kohë do të duhet të pushojë futbollisti me përvojë.

Pepe (39) është anëtar i Portos dhe ka luajtur 133 ndeshje për kombëtaren portugeze dhe ka shënuar tetë gola.

Exit mobile version