Misioni i Stresit në “Big Brother Vip Kosova” është vetëm një: Të rikthehet me ish-partneren e tij Keisin! Dhe me sa duket reperi është gati të bëjë gjithçka për ta realizuar këtë, madje edhe të përgjërohet publikisht.
Gjatë një bashkëbisedimi, disa nga banorët e pyetën Stresin se çfarë do t’i mbetej peng në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet. Përgjigja e reperit ishte shumë e drejtpërdrejtë.
“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh Stresi.
Pas këtij përgjërimi publik, thua zemra e Keisit “do të zbutet” dhe do t’ia relizojë këtë dëshirë reperit?