Home Sport Peja nuk njeh humbje, triumfon në klasiken kosovare

Peja nuk njeh humbje, triumfon në klasiken kosovare

0
Peja nuk njeh humbje, triumfon në klasiken kosovare

Peja ka regjistruar fitoren e tetë këtë edicion, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitë.

Verdhezinjtë kanë mundur Sigal Prishtinën 79:77 (18:23, 26:17, 20:20, 15:17), në klasiken kosovare, ndërsa prishtinasit kanë pesë fitore e tri humbje.

Te Peja u dalluan Brad Waldow me 12 pikë e 12 kërcime dhe Rodney Purvis me 20 pikë, kurse te Sigal Prishtina më të mirët ishin Dustin Thomas me 21 pikë e 11 kërcime, Derrick Wilson me 14 pikë dhe Dardan Berisha me 13 pikë e nëntë asistime.

Exit mobile version