Siç theksohet në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, angazhimi i Emisarit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach mirëpritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe si njohës i mirë i rajonit, Qeveria është e sigurt se Peach do kontribuojë pozitivisht në sigurinë rajonale dhe rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Mbretëria e Bashkuar ka dhënë kontribut të rëndësishëm në progreset e proceseve demokratike në rajon, përfshi formësimin e demokracisë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Nëpërmjet komunikatës bëhet e ditur se i dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach shprehu gatishmërinë e tij në bashkëpunimin me autoritetet në Kosovë si dhe mbështetjen për procesin e dialogut dhe ndaj partnerëve të BE dhe SHBA.
Ndërsa në anën tjetër zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi parimet e rëndësishme të dialogut, duke treguar njëkohësisht se çfarë pret shtetii i Kosovës nga ky proces.