Home Ballina PDK shprehë ngushëllimet për çiftin që vdiqën sot në aksident, kërkon nga Qeveria të ndërmarrë masa në trafik

PDK shprehë ngushëllimet për çiftin që vdiqën sot në aksident, kërkon nga Qeveria të ndërmarrë masa në trafik

0

Partia Demokratike e Kosovës ka ngushëlluar familjen e çiftit që vdiqën sot në një aksident trafiku në rrugën Podujevë – Prishtinë, raporton Scanner.

PDK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrin disa masa e që lidhen kryesisht me komunikacionin.

Reagimi i plotë:

Fatkeqësisht, sot humbëm një çift bashkëshortor nga mërgata, në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Ngushëllimet më të thella familjes Sopa për këtë humbje të madhe dhe shërim të shpejtë për dy fëmijët e lënduar në këtë aksident.

Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje institucioneve relevante që urgjentisht të marrin masa në rritjen e sigurisë në rrugë. Fushatat sensibilizuese, vendosja e shenjave sinjalizuese gjithandej ku mungojnë dhe intervenimi nëpër rrugët me rrezikshmëri të lartë duhet të bëhen menjëherë!

Exit mobile version